Shkenca: Qe qysh mund të bëheni të lumtur për 10 dakika
Për shumë e shumë njerëz, rruga drejt lumturisë është rraskapitëse, dhe sa më shumë që jepni nga vetja aq më merrni. Ja çka thotë Elizabeth Gilbert në memoarin e saj frymëzues “Ha, Lutu, Dashuro”: “Lumturia është pasojë e një përpjekjeje personale. Ju luftoni për të, mundohuni për të, ngulmoni në të, dhe nganjëherë duhet ta përshkoni gjithë dynjanë për ta gjetur,” shkruan ajo.
Ndërsa kjo lloj përqasjeje mund të funksionojë për do-do, hulumtimet e fundit shkencore thonë që mund të ketë implikime shumë serioze për njerëz tjerë – që i bën, për shembull, të stresuar, të vetmuar, dhe të ndihen dështakë.
Këto gjetje kanë ndihmuar në shpjegimin e stresit dhe zhgënjimit që disa e ndjejnë gjatë ndodhive të veçanta si ditëlindjet e tyre, Krishtlindjet, Viti i Ri, Bajrami i Madh e Bajrami i Vogël. Por, hulumtimi ka pasoja fondamentale edhe për mirëqenien tuaj afatgjatë, me ndihmesë të dobishme për t’i aranzhuar qëllimet tuaja më të gjera.
Vetë-ndihmues a vetë-pengues?
Iris Mauss, pjesë e Universitetit të Kalifornisë, ishte një prej psikologëve që eksploroi idenë shkencërisht.
Ajo tha që ishte frymëzuar nga vëllimi i madh i librave vetë-ndihmues që ishin publikuar në deceniet e fundit në Amerikë, shumë prej të cilëve paraqisnin lumturinë si pjesë qenësore të ekzistencës.
Përgjatë punës me Maya Tamir, Nicole Savino dhe Craig Anderson, Maussi testoi idenë me një varg studimesh. Një pyetësor i detajuar, për shembull, i veste pjesëmarrësit që të rangonin deklaratat e tilla si:
Sa i lumtur jam në çfarë momenti thotë shumë për vlerën që ka jeta ime
Që të kem jetë të kuptimshme, duhet të ndihem e lumtur gjithë kohën
I vlerësoj gjërat në jetën time veç për aq sa kanë ndikim në lumturinë time personale
Siç pritej, ekipi gjeti se sa më shumë që pjesëmarrësit përqafonin këto deklarata, aq më pak të kënaqur ishin ata me jetën e tyre aktuale, përkthen Periskopi më tej.
Në studimin e saj, Mauss mori vesh se dëshira [apo lëngimi] për lumturi mund të rris ndjesinë e vetmisë dhe të shkëputjes apo çlidhjes nga njerëzit tjerë, ndoshta sepse iu bën që të përqendroni vëmendjen te vetja dhe ndjesitë tuaja më shumë se në vlerësimin e njerëzve që iu rrethojnë.
Ajo deklaroi më tej se shumë studime kishin zbuluar që njerëzit të cilin kishin qasje më “pranuese” ndaj ndjesive negative – në vend se t’i luftonin gjithë kohës si armiq të mirëqenies sonë – në fund dalin më të kënaqur me jetën e tyre. /Periskopi