Shkenca: Lidhja më e fortë në botë është ajo mes nënës dhe vajzës
Këngë, poezi e proverba popullore e përsërisin në shumë mënyra të ndryshme, por koncepti është përherë i njëjti; Nëna kupton edhe atë që fëmijët nuk thonë! Tashmë konfirmohet edhe shkencërisht. Një artikull i publikuar në “Journal of Neuroscience” saktëson se pse lidhja më simbiotike (dyanshme) e të gjitha lidhjeve është pikërisht ajo mes nënës dhe vajzës.
Askush nuk e vë në dyshim që edhe marrëdhëniet mes nënës dhe djalit, babait dhe djalit ose babait e vajzës janë të ndërtuar mbi baza dashurie të konsoliduara. Por nuk janë raporte empatike si ato mes nënës dhe vajzës; është një çështje e kimisë së trurit.
Një studim me 35 familje konfirmon se një pjesë e trurit që rregullon emocionet është më e ngjashme mes nënave dhe vajzave kundrejt çdo kombinimi tjetër familjar. Kjo do të thotë se është më shumë e mundur që nëna të kuptojë menjëherë kur ka një problem, sepse arrin të vihet menjëherë në pozitat e vajzës.
Rezultatet e studimit shërbejnë për të kuptuar më mirë gjenetikën e kushteve të shëndetit mendor. Autori kryesor i kërkimit Fumiko Hoeft, profesor i Asociuar i Psikiatrisë në Universitetin e Kalifornias ka shpjeguar se sistemit kortik limbik është i lidhur fortësisht me depresionin.
Shëndeti mendor i nënave është i rëndësishëm për të parandaluar kushte të ngjashme me atë të vajzave. Dhe duke konsideruar se trajtimet për të parandaluar depresionin japin rezultate të mira, njohja e historisë familjare mund të jetë ekstremisht e dobishëm.
Edhe studime të tjera kanë eksploruar lidhjen e fortë mes nënave dhe vajzave. Një kërkim i publikuar në “Journal of Consumer Psychology” për shembull ka dëshmuar se nënat favorizojnë lehtësisht më shumë vajzat (ndërsa baballarët favorizojnë djemtë) kur bëhet fjalë për t’u përkushtuar apo për t’u dhënë para fëmijëve(me shumë gjasa për shkak se e kanë kaluar më herët një gjë të tillë kur kanë qenë të vegjël dhe e kuptojnë më shumë).
Edhe kërkime të tjera të “Middle East Technical University” në Ankara kanë dëshmuar se nënat dhe vajzat influencohen në mënyrë të dyanshme.