Shkëlzen Gashi reagon pas arrestimit të Salih Mustafës nga Specialja

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Shkelzen Gashi i cili ishte akuzuar ashpër për deklaratat e tij për UÇK-në, ka reaguar pas arrestimit nga Specialja të Salih Mustafës, njëherit konfirmimit të aktakuzës ndaj tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Gashi ka përshkruar aktivitetin e Mustafës në radhët e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.
Gashi ka rrëfyer se Mustafa ka qenë fqiu i tij i parë, dhe se e ka të vështirë të besojë se ai mund të ketë kryer krime.

“E kam shumë të vështirë të besoj se Cali ka qenë i përfshirë në shkelje të rregullave të së drejtës humanitare ndërkombëtare, mes tjerash sepse LKÇK-ja gjatë viteve ’90 e nxirrte çdo muaj gazetën ‘Çlirimi’, në të cilën i dënonte ashpër sulmet ndaj civilëve të pafajshëm të minoriteteve etnike në Kosovë.

Por, besimi im nuk ka kurrfarë rëndësie. Cali duhet ta dëshmoj vetë pafajsinë e tij”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:
Salih Mustafa – Cali. Fqiu im i parë. Si fëmijë i viteve ’90 më impresiononte fort aktiviteti i tij në radhët e organizatës më të jashtëzakonshme ilegale të shqiptarëve të Kosovës – Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK). U pata tronditë fort nga arrestimi i tij në mes të viteve ’90 nga regjimi okupues sërb dhe nga dënimi i tij me burg. Gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999 mburresha që fqiu im i parë e udhëhiqte guerilen e kryeqytetit – BIA (Bahri-Ilir-Agron – Bahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani).
E kam shumë të vështirë të besoj se Cali ka qenë i përfshirë në shkelje të rregullave të së drejtës humanitare ndërkombëtare, mes tjerash sepse LKÇK-ja gjatë viteve ’90 e nxirrte çdo muaj gazetën ‘Çlirimi’, në të cilën i dënonte ashpër sulmet ndaj civilëve të pafajshëm të minoriteteve etnike në Kosovë.
Por, besimi im nuk ka kurrfarë rëndësie. Cali duhet ta dëshmoj vetë pafajsinë e tij.

Shpërndaje në: