Shkëlqimi i shtatzënisë; Jo vetëm një shprehje por një realitet i bukur
Gjatë muajve të fundit, emocionet tuaja janë përqendruar te lajmi i shtatzënisë dhe te të gjitha ndryshimet që priten të ndodhin. Tani që realiteti është më i prekshëm, emocionet mund të ndryshojnë disi. Këtë muaj, ndërkohë që edhe barku fillon të bjerë në sy, mund të përqendroheni te ndryshimet që po pëson trupi.
Ndërkohë që disa gra i pëlqejnë ndryshimet fizike që pësojnë gjatë shtatzënisë, disa të tjera i kanë shumë problem. Jo gjithçka që ndodh këtë muaj mund të konsiderohet domosdoshmërish si gjë e keqe. Rritja e vëllimit të gjakut ndërthuret me rritjen e prodhimit të hormonit të gonadotropinës korionike njerëzore (GKNJ), i cili ju jep një shkëlqim të veçantë në këtë periudhë. Si rezultat i rritjes së vëllimit të gjakut, në enët e tij transportohet më shumë gjak, duke bërë që lëkura të marrë një lloj skuqjeje dhe ju të dukeni më të mbushura.
Gjithashtu, hormoni GKNJ dhe progesteroni bëjnë që gjëndrat e lëkurës në fytyrë, të prodhojnë më tepër yndyrë, gjë që e bën lëkurën të duket më e lëmuar dhe më e shndritshme. Megjithatë, nëse para se të mbeteshit shtatzënë fytyra ju mbushej me puçrra sa herë që ju vinte cikli menstrual, tashmë do të jeni edhe më të prira ndaj tyre për shkak të rritjes së nivelit të yndyrës./Living