Shkëlqeu me 3-golësh në miqësore, skuadra nga Serie A kërkon Rey Manajn

Shkëlqeu me 3-golësh në miqësore, skuadra nga Serie A kërkon Rey Manajn

Paraqitja fantastike në miqësoren ndaj Gimnastic ka bërë që drejtuesit e Barcelonës të rimendohen në lidhje me të ardhmen e Rey Manajt.

Sulmuesi shqiptar i cili shkëlqeu me një tregolësh me ekipin e parë të Barçës në miqësoren ndaj modestëve të Nastic, mund edhe të qëndrojë te blaugranat gjithmonë nëse nga katalanasit largohen emra si Griezmann apo Braithëaite në këtë merkato dhe nëse kjo ndodh atëherë për Manajn do të kishte më shumë hapësira.

Megjithatë ofertat për sulmuesin e kombëtares shqiptare nuk mungojnë teksa përveç portugezëve të Famalicaos në garë për të firmosur me sulmuesin lushnjar në formë huazimi është futur edhe Sassuolo që do të ishte një opsion i mirë për të ardhmen e Manajt, por tashmë topi kalon te Barcelona që i duhet të vendosë.

Shpërndaje në: