Shkëlqeni këpucët e lëkurës me këtë përbërës magjik
Këpucët prej lëkure, qoftë e vërtete ose jo, mbledhin shpeshherë në sipërfaqen e tyre njolla të mëdha pluhuri që i bëjnë të duken si të vjetra.
Jo vetëm kaq, shenjat e gërvishtjes janë gjithashtu një tjetër problem shqetësues.
Por, nuk keni nevojë të shqetësoheni pasi që uthulla e mollës do t’i bëjë të shkëlqejnë përsëri.
Provojeni këtë metodë dhe do ta shihni rezultatin vetë!
Merrni pak uthull molle dhe hidheni mbi sipërfaqen e lëkurës, fërkojeni me një sfungjer të butë për 2-3 minuta dhe lëreni të thahet vetë.
Këpucët tuaja do të duken si të reja dhe me më shumë shkëlqim.