Shkelja e të drejtave të njeriut në Luginë të Preshevës: Kurti i drejtohet kryediplomates së BE-së
![Shkelja e të drejtave të njeriut në Luginë të Preshevës: Kurti i drejtohet kryediplomates së BE-së](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2024/12/Albin-Kurti-Prime-Minister-of-Kosovo-The-lack-of-agreement-scaled-1200x675-1-600x360-1-500x300.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se i ka shkruar lëtër Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, për “shtypjen e vazhdueshme të regjimit serb e Beogradit zyrtar ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.”
Përmes një njoftimi në Facebook, kreu i qeverisë tha se shkelja e të drejtave të njeriut atje “rrezikon sigurinë dhe ekzistencën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.”
“Përmes një letre drejtuar Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, e kam informuar dhe kam denoncuar shtypjen e vazhdueshme të regjimit serb e Beogradit zyrtar ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Shkelja e të drejtave të njeriut është e llojit politik, administrativ, ekonomik, kulturor e identitar, duke rrezikuar sigurinë dhe ekzistencën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Gjersa në Kosovë komuniteti serb gëzon të drejta e liri, e një shtet që po i integron në sferat shoqërore, shqiptarët e Luginës së Preshevës përballen çdo ditë me diskriminim sistematik, pasivizim të adresave e spastrim etnik administrativ. Shqiptarët në Serbi janë të papërfaqësuar në institucione publike e ato shëndetësore e juridike, nuk iu ofrohen shërbimet të cilat iu takojnë, iu mohohet arsimimi në gjuhën e tyre, nuk iu njihen diplomat e nuk kanë të drejta e as liri themelore.” – tha Kurti mes tjerash.
Përmes një letre drejtuar Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë njëherësh…
Posted by Albin Kurti on Tuesday, February 11, 2025