Shkarkohet trajneri i Newcastle United nga pronarët e rinj
Trajneri i Newcastle United, Steve Bruce, është shkarkuar nga detyra e tij si kryetrajner i këtij klubi nga pronarët e rinj.
Bruce kishte qenë trajner i këtij klubi prej verës së vitit 2019, dhe në dy sezone kishte pasur përfundim stabil të sezonit: një herë në vendin e 13 e tjetrën në vendin e 12.
60 vjeçari ka qenë rrafsh 1000 herë në drejtim të skuadrave në ishull, raporton Periskopi.
Por, pronarët e rinj të klubit tashmë kanë plane më ambicioze dhe shkarkimi i Bruce parashihej qe shumë e shumë kohë.
Antonio Conte përmendet si një ndër emrat për të marrë drejtimin e klubit më të pasur në botë. /Periskopi