Shkarkohet Isufi, Ballkani i hapur për trajner të ri
Bekim Isufi nuk është më trajner i Ballkanit.
Klubi nga Suhareka ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se e ka ndërperë bashkëpunimin me trajnerin gjilanas.
Ballkani e ka falënderuar Isufin për punën e bërë, ndërsa shpejt do ta zyrtarizojë pasuesin e tij.
“Të dashur tifozë, ju njoftojmë që klubi ka vendosur të ndërprej bashkëpunimin me Trajnerin Bekim Isufi. Trajnerin e falenderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim. Gjat ditëve në vazhdim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit teknik. Na priftë e mbara Suharekë”, njofton klubi me ngjyrë të portokalltë.