Shkalla e vdekjeve të kancerit shënon moment historik, pëson rënie në 25 vitet e fundit
Shkalla e vdekshmërisë së kancerit në SHBA ka shënuar një moment historik, duke shënuar rënie në të paktën 25 vitet e fundit.
Ulja e shkallës së pirjes së duhanit po përkthehet në më pak vdekje.
Gjithashtu përparimet në zbulimet rreth sëmundjes dhe trajtimi i hershëm po ndikojnë pozitivisht, thonë ekspertët.
Por nuk ka vetëm lajme të mirë. Vdekjet nga kanceri të lidhura me obezitetin po rriten ndërsa vdekjet nga kanceri prostatës nuk po ndalen, tha Rebecca Siegel, autore kryesore e raportit të Shoqërisë Amerikane të Kancerit publikuar të martën.
Kanceri mbetet vrasësi numër 2 në vend. Shoqëria parashikon se do të ketë më shumë se 1.7 milion raste të reja të kancerit, dhe më shumë se 600.000 vdekje nga kanceri, në SHBA këtë vit./OraNews/