Shkaku i autizmit nuk i ka rrënjët në ADN; Janë nivelet e larta të këtij metali të rëndë në trupin e nënës që çojnë në këtë problem
Ekziston një keqkuptim sikur këto çrregullime janë pasojë e një mjedisi të keq intestinal. Në ditët e sotme mendohet se mbipopullimi i mykut “Candida”, kërpudhave dhe baktereve jo të mira janë fajtore për hiperaktivitetin, mungesën e vëmendjes, impulsivitetin ose sjelljet antisociale te fëmijët. Përmirësimi i florës intestinale do të përmirësojë shëndetin mendor dhe do të qetësojë simptomat e tyre.
Kjo teori është thjesht një devijim nga ajo që po ndodh vërtet. Çdokush mund të përfitojë nga pastrimi dhe përmirësimi i funksionit intestinal. Megjithatë, në rastin e hiperaktivitetit (ADHD-së) dhe autizmit, përmirësimi i funksionit intestinal me probiotikë dhe ushqime të pasura me probiotikë janë vetëm një hap i vogël në drejtimin e duhur. Ata nuk luftojnë problemin e vërtetë të çrregullimeve, që janë metalet e rënda toksike.
Hiperaktiviteti dhe autizmi lindin kryesisht nga akumulimi i merkurit dhe aluminit në ventrikulin kryesor të trurit, atë që ndan dy hemisferat e trurit.
Ju mund të mendoni se një intoksikim i tillë mund të jetë i pamundur në një moshë të re, por mos harroni se merkuri është një neurotoksinë që i shpëton vëmendjes së mjekëve. Komunitetet mjekësore duhet të zgjohen sa më shpejt nga gjumi letargjik që u ka mbyllur sytë përballë këtij kontaminimi.
Merkuri është përgjegjës për shumicën e rasteve të hiperaktivitetit dhe autizmit te fëmijët e shekullit XXI. Atij i atribuohen edhe shumica e problemeve konvulsive. Nëse nuk zgjidhim problemin e merkurit, këto sëmundje do të vazhdojnë të prekin miliona fëmijë çdo vit.
Një foshnjë mund t’i marrë metalet e rënda nga nëna në uterus, ose nga babai në ngjizje. Kjo ndodh për shkak se prindërit e kanë akumuluar merkurin përgjatë dekadave, po ashtu edhe paraardhësit e tyre. Pra merkuri ka tendencë që të përçohet nga brezi në brez. Kjo mund të ndodhë për shekuj me radhë në rast se nuk ndërmerren hapat e duhur për ta larguar atë nga organizmi.
Hiperaktiviteti dhe autizmi nuk kanë lidhje me trashëgiminë gjenetike. T’ia hedhësh fajin ADN-së duket sikur fajëson fëmijën që vuan nga këto çrregullime, dhe kjo është e turpshme. Nëse këto dy sëmundje shfaqen në familje, atëherë kjo ndodh për shkak të përçimit të merkurit nga njëri brez te tjetri dhe ekspozimit të familjes ndaj metaleve të rënda toksike.
Kontaminimi nga metalet e rënda është gjithmonë i pranishëm. Shumica e kanoçeve të lëngjeve me gaz janë prej alumini, letra e aluminit në kuzhinë është mjaft e përdorshme dhe pikërisht ky metal është përdorur edhe si veshje e jashtme e disa ndërtesave. Alumini dhe merkuri janë të pranishëm në pesticide, fungicide dhe herbicide.
Problemi i madh që fshihet pas këtyre çrregullimeve dhe autizmit, është pikërisht vendi ku depozitohen këto metale të rënda toksike./Living/