A shkaktojnë vërtetë kancer telefonat?

A shkaktojnë vërtetë kancer telefonat?

Një studim thotë që telefonat celular rrisin rrezikun e kancerit në tru për 170%, por një ekspert i rrezatimit thotë që nuk mund të jetë plotësisht e vërtetë.

Kjo është një pyetje që çdo përdorues i telefonisë mobile do të dijë përgjigjen dhe shkenca ofron disa të dhëna, shkruan Daily Mail.

Në vitin 2011, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC), klasifikoi rrezatimin e telefonisë celulare si kancerogjene në grupin 2B.

Klasifikimi është bazuar kryesisht në dëshmitë nga studimet e popullsisë.

Një studim nga grupi INTERPHONE i financuar nga Bashkimi Evropian dhe një tjetër i udhëhequr nga L. Hardell, një epidemiolog suedez, tregoi një rrezik në rritje (40-170 për qind) të zhvillimit të gliomas, një malinje e kancerit të trurit, në njerëzit që përdorën telefonin celular për 30 minuta në ditë dhe më shumë, për më shumë se dhjetë vjet.

Shpërndaje në: