Shkaktohet vjedhja më e madhe e kriptovalutave
Një prej uebfaqeve për shkëmbime të valutave digjitale thotë se ka humbur 534 milionë dollarë si pasojë e një sulmi kibernetik në rrjetin e vet.
“Coincheck” ka suspenduar depozitat dhe tregtinë e të gjitha valutave digjitale përpos Bitcoinit, deri sa të vlerësojë humbjet e NEM, një valute më pak të njohur.
Nëse konfirmohet vjedhje, kjo do të jetë më e madhja në historinë e valutave digjitale, transmeton Albinfo.ch.
Një tjetër uebfaqe për shkëmbime, “MtGox” kishte kolapsuar më 2014 pasi kishte pranuar se 400 milionë dollarë ishin vjedhur nga rrjeti i saj.
“Coincheck” thotë se do të kompensojë investitorët që kanë mundur të humbin nga kjo ngjarje.