Shitjet e smartfonëve pësojnë rritje për herë të parë në 2 vitet e fundit
Shitjet ishin 359.8 milionë njësi në mbarë botën në tre mujorin e tretë të 2018-ës ndërsa shkuan në 366.3 milionë njësi në tre mujorin e tretë të 2019.
Shitjet e smartfonëve të cilët kanë ngelur në vend në dy vitet e fundit ndërsa njerëzit janë lodhur të bleri telefonë të rinj çdo vit.
Por sipas një raporti të ri nga Strategy Analytics, shitjet globale të smartfonëve u rritën me 2% në tre mujorin e fundit krahasuar me një vit më parë.
Shitjet ishin 359.8 milionë njësi në mbarë botën në tre mujorin e tretë të 2018-ës ndërsa shkuan në 366.3 milionë njësi në tre mujorin e tretë të 2019.
Strategy Analytics ja atribuon këtë rritje uljes së çmimeve dhe ekraneve më të mëdha së bashku me konektivitetin 5G.
Rritja këtë periudhë erdhi falë Samsung dhe Huawei. I pari shënoi rritje me 8% ndërsa i dyti me 29% krahasuar me një vit më parë.
Samsung përfitoi nga Galaxy Note 10 ndërsa Huawei nga shitjet më të forta në Kinë nxitur nga sanksionet Amerikane. Në rastin e Apple, shitjet ranë me 3% por firma analitike thotë se kompania ka nisur të stabilizojë performancë me çmimet më të përballueshme të iPhone 11.
Marka të tjera të cilat po performojnë mirë janë Xiaomi, Realme dhe Oppo.