Shitjet e Samsung Galaxy S8 rreth 15% më të mëdha sesa ato të Galaxy S7
Samsung Galaxy S8 ka qenë një nga telefonat më të famshëm të gjigantit jugkorean Samsung, ndërsa së fundmi është thënë se ky është telefoni më i kërkuar i kompanisë deri tani.
Tani duket sikur Samsung ka zbuluar se shitjet e modeleve të reja të telefonave, përkatësisht versionet e avancuara të Galaxy S8 janë rreth 15% më të larta sesa ato të Galaxy S7.
Shifra u zbulua nga Presidenti i Samsung Mobile, Dongjin Koh, i cili gjithashtu zbuloi se Galaxy Note 8 do të bëhet zyrtar në fund të gushtit.
Samsung Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus kanë qenë modele shumë të njohura për Samsung dhe shitjet e telefonave të rinj pritet të mbesin të larta deri në fund të vitit.
Galaxy Note 8 i ri gjithashtu pritet të jetë një pajisje popullore për Samsung, ndërsa fableti pritet të debutojë zyrtarisht në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Korenë e Jugut në shtator dhe më pas në më shumë vende të botës në tetor.