Shitjet e makinave në Kinë bien për herë të parë në 20 vjet
Shitjet e makinave në Kinë, tregu më i madh në botë i automjeteve, kanë parë rënien e tyre të parë vjetore në 20.
Shitjet ranë me 6% në 22.7 milionë sektorë në vitin 2018, sipas China Passenger Car Association (CPCA).
Në dhjetor shitjet u ulën me 19.2 % krahasuan me të njëjtën periudhë një vit më parë, tha CPCA.
Rënia vjen në mes të një ngadalësimi në ekonominë e Kinës, pasi lufta tregtare me SHBA-të tronditi besimin e konsumatorëve.
Rënia e tregtimit ka goditur sektorin prodhues të Kinës, i cili u tkurr muajin e kaluar për herë të parë në më shumë se dy vjet, sipas të dhënave zyrtare.
Rënia e eksportit ka forcuar nevojën që Pekini të mbështet tek konusmatorët e brendshëm për të rritur ekonominë.
Prodhuesit e jashtëm të makinave si Ford, Volkswagen, Jaguar Land Rover dhe General Motors kanë raportuar rënie të shitjeve gjatë muajve të fundit në Kinë.