Shitën barna kontrabandë, policia arreston e më pas liron dy persona

Shitën barna kontrabandë, policia arreston e më pas liron dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, nën dyshimet se kanë shitur barna kontrabandë, pa banderola të Republikës së Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, policia ka njoftuar se ka sekuestruar barna në vlerë të rreth 1500 euro.

Dy të dyshuarit, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“PRODHIM DHE SHPËRNDARJE E PRODUKTEVE TË DËMSHME MJEKËSORE- Prishtinë 20.09.2024 – NN. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë shoqëruar në polici, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Ata dyshohet se kanë shitur barna kontrabandë (pa banderola të R. Kosovës me banderola nga shtetet të ndryshme) të cilat u janë shmangur kontrolleve të nevojshme (shmangja nga tatimi). Si dëshmi materiale janë sekuestruar barna, vlera e të cilave sillet rreth 1.500.00€. Dy të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të mbetet nën hetime.” – thuhet në raport.

Shpërndaje në: