Shikoni xhirot shumë shpejta të veturës dy milionë dollarë (Video)
Mercedes CLK GTR ARG nga koleksioni prej vetëm gjashtë njësive, është nxjerr për xhiro të shpejta.
Shoferi nuk është brengosur që makina e cila kushton dy milionë dollarë, ka lëvizur nëpër terren të papërshtatshëm, derisa është e punuar për rrugë normale, transmeton Telegrafi.
“Pas një kohe të gjatë, veturat dëmtohen edhe sikur të mos voziten kurrë. Pse të mos provohet një ngasje e shpejtë, qoftë edhe sikur gjithçka të rrënohet”, është një koment lidhur me rastin.
Filmimi që mund të shihni më poshtë, tregon modelin e rrallë që nuk është parë më herët në lëvizje të tilla.