Shikoni si e presin Kanten fansat jashtë stadiumit teksa largohet me Minicooperin e tij modest pas paraqitjes sensacionale

Shikoni si e presin Kanten fansat jashtë stadiumit teksa largohet me Minicooperin e tij modest pas paraqitjes sensacionale

N’Golo Kante u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’, teksa Chelsea mposhti Real Madridin në ‘Stamford Bridge’ me rezultat 2-0, për të siguruar finalen e Champions Leagues.

‘Të Kaltërit’ triumfuan me rezultat të përgjithshëm 3-1, teksa mesfushori francez ishte absolutisht brilant në të dy përballjet, shkruan Periskopi.

Ishin paraqitje më se të nevojshme për ta cementuar emrin e tij si futbollist i madh.

Dhe fansat ishin absolutisht të ngazëllyer jashtë stadiumit kur e panë atë të dilte me Minicooperin e tij modest, duke nënvizuar edhe një herë epitetin si njeriu më i mirë në futboll.

Shikoni pamjet e mëposhtme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: