Shikoni se pse Ronaldo e dinte që goli i Portugalisë kundër Uruguait nuk ishte i tij
Tifozët me pajtohen me një teori që potencialisht shpjegon pse Cristiano Ronaldo e dinte se goli i Portugalisë kundër Uruguait në Kupën e Botës nuk ishte i tij.
Mesfushori i Man United, Bruno Fernandes gjuajti topin drejtë portës, por Ronaldo fillimisht u duk se e goditi topin me kokë, shkruan Periskopi.
Megjithatë, më vonë u vendos se goli hapës i Portugalisë ishte rezultat i krosimit të Fernandes duke mposhtur portierin e Uruguait, Sergio Rochet.
Fernandes siguroi fitoren e Portugalisë duke shndërruar një penallti në gol në fund të ndeshjes.
Prezantuesi i TalkTV, Piers Morgan beson se goli duhej t’i jepej Ronaldos, i cili do të kishte lëvizur së bashku me Eusebio si golashënuesi rekord i Portugalisë në Kupën e Botës.
Tani, ish-reprezentuesi i Venezuelës, Alejandro Moreno, beson se Ronaldo e dinte tashmë se pritja për golin e tij të nëntë në Kupën e Botës do të vazhdonte.
Sipas Morenos, Ronaldo e dinte se ai nuk e preku topin nga krosimi i Fernandes sepse kapiteni i Portugalisë nuk dha një konfirmim të plotë, nuk ishte i vendosur.
“E dinte që nuk e preku? Sepse ai nuk i dha një agrument të plotë, “tha Moreno.
Një fans postoi në përgjigje të pretendimit të Morenos: “Pikërisht! Kjo është ajo që kam thënë. Ai e di që nuk e preku, prandaj nuk festoi menjëherë.”
Dikush tjetër shtoi: «[Nuk e di] pse njerëzit madje po debatojnë për këtë’. Është kaq e thjeshtë.”
“Kjo është ajo që të gjithë [po] thonë,” shkroi një përdorues i tretë i Twitter.