Shiko: Kundërshtari i ardhshëm i Khabibit është i pamëshirshëm në kafaz
![Shiko: Kundërshtari i ardhshëm i Khabibit është i pamëshirshëm në kafaz](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2019/06/KHABIB.png)
Khabib Nurmagomedov do të ndeshet për herë të parë që nga lufta kundër Conor McGregorit, kur të përballet me Dustin Poirier në UFC 242 në Abu Dhabi në shtator.
Kampioni i peshave të lehta, Nurmagomedov e mposhti McGregorin në UFC 229 në tetor për ta përmirësuar bilancin në 27-0, transmeton Periskopi.
30-vjeçari rus pastaj u pezullua me nëntë muaj pas një përleshje në tribuna, pas triumfit kundër irlandezit.
Poirier, 30-vjeçar, aktualisht mban një titull pasi mposhti amerikanin tjetër, Max Holloway në prill i cili kishte një ecuri prej 13 fitoreve rresht deri para atij meçi, ndërsa vetë Poirier ka një bilanc 25-5.
Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, më 7 shtator.
Shikon aftësitë e Poirier në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/