Shikimi i parë brenda Renault Austral
Siç pritej, brendësinë e dominon tabela digjitale komanduese me dy ekranë, ngjashëm sikurse edhe tek modeli Megane E-Tech.
Një displej i madh, i sistemit multimedial, i vendosur në pjesën qendrore, zë pjesën më të madhe të panelit, dhe karakterizohet me një formë jo të rregullt gjeometrike. Blerësit do ta kenë në dispozicion edhe interfejsin OpenR Link me funksionet Android Auto dhe me Apple CarPlay.
Nga Renault pohojnë se deri tek 90% e përmbajtjes së këtij displeji do të mund të qaseni përmes vetëm një apo dy klikimeve.
Ekrani i dytë digjital ndodhet në vendin ku zakonisht edhe qëndron tabela klasike e instrumenteve, në fokusin e shoferit.
Kokpitin minimalist e plotëson timoni, me pjesën e sipërme dhe të poshtme të rrafshuar.