Shihni në ëndërr duke vdekur personin që dashuroni, ja kuptimi
Sigmund Frojd, ‘babai’ i psikanalizës, ka thënë se ëndrrat i pasqyrojnë dëshirat tona në botën reale.
Më poshtë ne po ju tregojmë se kuptimin kur shihni në ëndërr duke vdekur personin që dashuroni.
Historikisht, vdekja ka qenë shenjë e rëndësishme në ëndrra. Ajo portretizonte se personi i caktuar nuk do të sëmurej ose vdiste për të paktën një kohë të gjatë.
Por, ditëve të sotme vdekja e një personi në ëndërr më shumë ka të bëjë me frikën.
Nëse e shihni në ëndërr një person që e dashuroni duke vdekur, atëherë kjo tregon se jeni të frikësuar për të ardhmen dhe lidhjen tuaj së bashku.