Shifra alarmante: 67 vrasje në tri vitet e fundit në Kosovë, 17 në 2024-tën
Në tri vitet e fundit, pa e përfshirë gjysmën e dytë të dhjetorit, në Kosovë kanë ndodhur 67 vrasje.
Kështu kanë thënë nga Policia e Kosovës.
Në vitin 2022 kanë ndodhur 21 vrasje e në vitin 2023 29 vrasje.
Ndërsa në vitin që lamë pas – nga janari deri në mes të dhjetorit- Policia thotë se kanë ndodhur 17 vrasje.
“Referuar kërkesës suaj të mëposhtme, në vijim gjeni të dhënat për numrin e rasteve të vrasjeve për periudhat kohore përkatëse: Numri i rasteve të vrasjeve (të gjitha llojet e vrasjeve) ndër vite: Gjatë vitit 2022 janë evidentuar, 21 raste, Gjatë vitit 2023 janë evidentuar, 29 raste dhe Janar-mesi i dhjetorit 2024 17 raste.”
Policia sqaron se të dhënat e rasteve komplet për vitin 2023 do të ofrohen pas përpilimit të raportit vjetor të punës.
“Sqarim: Të dhënat e rasteve komplet për vitin 2024 (janar-dhjetor) mund të ofrohen vetëm pasi të bëhet përpilimi i raportit vjetor të punës (2024) të cilit mund t’i referoheni pasi të bëhet publik në ëeb faqen zyrtare të PK-së.”