Shfrytëzonin një vajzë të mitur për prostitucion, Policia arreston dy persona në Sarandë

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetaset me iniciale S. O., 42 vjeçe dhe L. D., 39 vjeçe.
Të dyja ato, mësohet se kanë shfrytëzuar për prostitucion 16-vjeçaren në dy lokale të marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në Sarandë.
Po ashtu, gjatë kontrollit në lokalet në të cilat ushtrohej prostitucioni, u gjet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.
Njoftimi i policisë
Vihen në pranga 2 shtetase që shfrytëzonin një shtetase të mitur, për prostitucion.
Sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.
Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 2 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u finalizua operacioni policor i koduar “Silent Watch”.
Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetaset:
S. O., 42 vjeçe dhe L. D., 39 vjeçe, të dyja banuese në Sarandë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këto shtetase kanë shfrytëzuar për prostitucion, një 16-vjeçare. Gjatë kontrolleve në dy lokale të marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në Sarandë, në të cilat ushtrohej prostitucioni, u gjet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.