Shfryn barkun dhe eliminon toksinat e tepërta, pas festave duhet të pini vetëm këtë lloj çaji
Fillimi i janarit shfrytëzohet si periudha më e mirë për të përcaktuar objektivat që doni të realizoni për vitin e ri, si dhe të bëni bilancet e atij që sapo lamë pas. Por, duke qenë se vijmë fill pas festave duhet të mendoni seriozisht për detoksifikimin e trupit. Ju propozojmë një recetë shumë interesante që do t’ju ndihmojë të çhelmoni organizmin dhe të hiqni yndyrën e tepërt rreth barkut.
Bëhet fjalë për çajin e kanellës dhe dafinës, një pije magjike shumë vjeçare, e cila është e njohur për veprimin e saj të menjëhershëm në organizëm. Përbërësit: 2 litra ujë, 200 g rozmarinë dhe 2-5 shkopinj kanelle.
Fillimisht lani me ujë të rrjedhshëm degëzat e rozmarinës dhe lërini mënjanë. Vendosni ujin të ziejë dhe shtoni gradualisht shkopinjtë e kanellës. Pasi të keni vluar për afro 15 minuta, shtoni rozmarinën dhe lërini të ziejë së bashku, për më shumë se 1 orë në zjarr të ulët. Hiqni enën nga zjarri, filtroni çajin dhe hidheni në një shishe qelqi. Filxhani i parë duhet esëll në mëngjes, kurse të tjerët pas vakteve. Rezultatet do të duken që pas javës së dytë të përdorimit të përditshëm.