Shfaqet virusi i ri në Facebook

Shfaqet virusi i ri në Facebook

 

Virusi, i quajtur Eko Malware, shfaqet në bisedat private të përdoruesve të Facebookut, duke “treguar” se ata kanë filluar të përdorin aplikacionin Facebook Messenger dhe duket se ky virus vjen nga shokët/shoqet që i kemi në këtë rrjet.

Kur shfaqet Eko Malware, ai ka këtë përmbajtje:

  • Këto mesazhe përmbajnë fotografinë e profilit apo ndonjë fotografi tjetër të marrësit;
    • Mesazhi shfaq emrin e marrësit së bashku me një vegëz që thotë se është video;
    • Vegëza me një video të rreme në YouTube po ashtu është e bashkangjitur në mesazhin në të cilin shkruan “xic.graphics” dhe i cili shfaqet menjëherë nën fotografinë e marrësit.

Sipas Malwarebytes, nga Outlook, mesazhi duket si një video vegëz e dërguar nga një shok/shoqe nga Facebook për marrësin.

Kur ky lloj mesazhi shfaqet në Messenger, marrësi natyrisht mendon se vegëza është dërguar vërtetë nga një mik dhe klikon në të, transmeton Koha.net. Pas klikimit të kësaj vegëze, përdoruesi merr një njoftim për instalimin e një aplikacioni shtesë për shfletuesin Google Chrome.

Në realitet, ky aplikacioni shtesë është pikërisht virusi i quajtur Eko Malware.

Eko Malware nuk ndikon vetëm në Google Chrome, ai mund të ndikojë edhe në shfletues të tjerë.

Kur pranuesi e instalon virusin, nisin të shfaqen reklama të padëshiruara vazhdimisht. Por, nuk është ky i vetmi problem që shkakton Eko. Sipas ekspertëve të sigurisë, Eko e ka mundësinë për t’i spiunuar përdoruesit, t’u vjedh të dhëna personale siç është numri i telefonit dhe detajet e llogarisë bankare, si dhe të dërgojë mesazhe të ngjashme te kontaktet tjerë në Facebook.

vr

 

Shpërndaje në: