Shfaqet telefoni misterioz Nokia 7 Plus
HMD Global dhe Nokia tashmë kanë premtuar një ofertë të jashtëzakonshme gjatë ngjarjeve të panairit MWC 2018.
Tani në listën GeekBench është shfaqur një model potencial interesant, i cili mund të jetë në zhvillim – Nokia 7 Plus.
Nokia 7 Plus, sipas këtij listimi, ka një çipset Snapdragon 660 dhe 4GB RAM. Këto janë të vetmet të dhëna rreth pajisjeve që janë në dispozicion dhe nga ana e softuerit.
Nëse Nokia 7 Plus është me të vërtetë në përgatitje dhe shfaqet në një moment, ajo do të mbushë hendekun mes modeleve premium Nokia 8 me çipin Snapdragon 835 dhe modelin Nokia 7 me Snapdragon 630.
MWC 2018 po afrohet dhe ndoshta do të kemi mundësinë për të mësuar më shumë rreth Nokia 7 Plus në Barcelonë.