Shfaqet një vrimë gjigande në Antarktidë, frikëson studiuesit (Foto)

Shfaqet një vrimë gjigande në Antarktidë, frikëson studiuesit (Foto)

Një vrimë e madhe afër shtetit të Irlandës është hapur gjegjësisht në bregun e trashë të akullit të detit Weddell të Antarktidës.

Zona e çuditshme pa akull u zbulua për herë të parë në vitet 1970, në mes të dimrit të ashpër Antarktik, pavarësisht temperaturës së ftohtë – dhe tani, 40 vjet pas është kthyer e ashtuquajtura Weddell Polynya, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.

Shkencëtarët tani po punojnë për të kuptuar se sa shpesh shfaqet vrima masive dhe se si ndryshimi i klimës mund të ndikojë në të.

A huge hole nearly the size of the state of Maine has opened up in the thick sea ice blanketing Antarctica¿s Weddell Sea. The massive polynya can be seen in the map of the sea ice distribution around Antarctica above, circled in red 

Një ‘polineja’ është një zonë e madhe pa akull që zhvillohet në një det tjetër të ngrirë; tiparet e saj zakonisht njihen si në akullin e detit Arktik ashtu edhe në Antarktik.

“Duket sikur ke vetëm një vrimë në akull”, tha fizikani i atmosferës Kent Moore, një profesor në Universitetin e Torontos të Mississauga.

As these ice gaps typically form in coastal regions, however, the appearance of a polynya ¿deep in the ice pack¿ is an unusual occurrence. The Weddell Polynya can be seen in the Southern Ocean, above

“Ky është tani viti i dytë me radhë që është i hapur pas 40 vjetësh që nuk ka qenë i hapur”, shpjegoi Moore.

“Ende po përpiqemi të kuptojmë se çfarë po ndodh”.

Hulumtuesit, duke përfshirë një grup në Qendrën GEOMAR Helmholtz për Hulumtime të Oqeanit Kiel, kanë monitoruar nga afër polinejën që kur u shfaqën për herë të parë në të dhënat satelitore.

Weddell Polynya është një fushë e parregullt me ujë e rrethuar nga akulli i detit, ku më të shpeshta janë të paraqitura në Oqeanin Jugor jashtë Antarktidës. Ky femonen është i rrallë dhe ende nuk janë të njohura shkaqet se si formohet.

Simulated temperature development in the area of the polynya is illustrated above. The cold surface layer is shown in blue, with warm water indicataed in red. Years with polynyas are marked by a black bar

“Për ne, kjo zonë pa akull është një pikë e rëndësishme e të dhënave që mund t’i përdorim për të vërtetuar modelet tona klimatike”, thotë Dr Torge Martin, meteorolog në Divizionin e Hulumtimeve GEOMAR .

Megjithatë, është e paqartë se sa shpesh shfaqet Weddell Polynya dhe sa kohë do të zgjasë tani që është i hapur.

“Sa më mirë t’i kuptojmë këto procese natyrore, aq më mirë mund të identifikojmë ndikimin antropogjen në sistemin e klimës”, thotë eksperti i atmosferës./Periskopi/

Shpërndaje në: