Shfaqen probleme teknike edhe në procesin e numërimit të votave për deputetë

Shfaqen probleme teknike edhe në procesin e numërimit të votave për deputetë

Rreth orës 22:00 ka rënë sistemi ku po futen të dhënat nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në sallën 1 Tetori në Prishtinë, raporton KosovaPress.

Po ashtu në një nga tavolinat e numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në sallën 1 Tetori në Prishtinë, është anuluar numërimi i deritanishëm, duke u ripërsëritur për shkaqe teknike.

Sipas komisionerëve që po numërojnë votat, kjo mund të ketë ndodhur ngase një fletëvotim është numëruar dy herë, apo gabimisht është klikuar dy herë i njëjti kandidat për deputet, për çka sistemi ka “lajmëruar” parregullsinë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, bëri të ditur se sot pasdite ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë në qendra komunale të numërimit në Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh.

Ndërsa për komunat tjera të Kosovës, ai ka theksuar se po bëhen të gjitha përgatitjet dhe numërimi pritet të nisë nga dita e nesërme (e mërkurë).

Shpërndaje në: