Shfaqen dy telefona Android të Nokias
HMD Group, kompani e cila tani zotëron brendin Nokia, është duke planifikuar që të lansojë disa telefona në tremujorin e katërt të këtij viti, dy prej të cilëve duken se janë pajisjet Android.
Në uebfaqen e njohur Geekbench janë shfaqur dy telefona të Nokias, nën emrin 5320 dhe RM-1490, transmeton Koha.net. Të dy do të vijnë me sistemin operativ Android 4.4.4 dhe specifikat e tyre tregojnë se HMD nuk synon tregun e teknologjisë së lartë.
5320 do të vijë me procesor 2.27 GHz me katër bërthama dhe 2 gigabajt RAM memorie, ndërsa RM-1490 me procesor AMD A8-5545 dhe po ashtu me 2 gigabajt RAM memorie.