Shfaq në video organin gjenital, kuzhinieri i famshëm Nusret nën hetim nga policia
Një hetim ka nisur kundër kuzhinierit të famshëm Nusret Gökçe pas denoncimit që një ndjekës i tij bëri. Ai pretendon se Nusretit i ka dalë organi gjenital tek një video që ka ndarë në rrjetet sociale për të promovuar hotelin që bleu në Stamboll.
Kuzhinieri i cili u bë një fenomen në të gjithë botën me lëvizjen e spërkatjes së kripës, tek kjo video shfaqet duke u hedhur në shtrat dhe në ato momente i është zbuluar organi gjenital.
Sipas mediave turke, qytetari tha se ky imazh ishte i turpshëm për moralin e njerëzve dhe paraqiti një ankesë me videon në fjalë. Autoritetet filluan një hetim kundër Gökçe pas ankesës.