Shevchenko: Milani më ka dhënë shumë, tifozët do mbeten gjithmonë në zemrën time
Andrij Shevchenko, një ish-futbollist i Milanit, bëri disa deklarata për Sky Sport duke kujtuar disa momente të karrierës së tij kuqezi.“Kam mbërritur në Milan si fëmijë. Milani më dha aq shumë dhe më formoi si person dhe si futbollist.
Milani ishte periudhë fantastike. Tifozët kanë shumë merita dhe ata ishin fantastikë. Mbështetja dhe entuziazmi i tyre ka mbetur gjithmonë në zemrën time”, tha Shevchenko.
Andriy Shevchenko beson se AC Milan po rritet dhe po shkon në drejtimin e duhur, ndërsa ai mbështeti Charles De Ketelaere që po kalon momente të vështira.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë jashtë fushe. Tottenham po luan shumë mirë në shtëpi dhe do të rrisë ritmin. Unë shoh një Milan në rritje, i cili bëri mirë kundër Tottenhamit dhe po sjell rezultate të rëndësishme. Tifozët i kanë dhënë një shtysë të rëndësishme skuadrës. Shpresoj se mund të gjejnë vazhdimësi të rezultateve”, tha ai