Shevchenko mes lotëve: Nëna dhe motra ime janë në Kiev, atje po ndodhin gjëra të tmerrshme, po vdesin fëmijë

Shevchenko mes lotëve: Nëna dhe motra ime janë në Kiev, atje po ndodhin gjëra të tmerrshme, po vdesin fëmijë

Ish futbollisti dhe deri vonë trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko në një intervistë të gjatë ka treguar për situatën e dhimbshem që po ndodhe vendi i tij.

Ai për “Sky Sports” tregoi për konfliktin që po e përjeton Ukraina nga lufta që po zhvillon Rusia, shkruan Periskopi.

Shevchenko ka treguar se nënën dhe motrën e tij e ka në Kiev ku dhe është duke u zhvilluar luftë e ashpër.

“Jam shumë krenar që jam ukrainas në këtë moment të vështirë për vendin tim, popullin dhe familjen time. Nëna dhe motra ime janë në Kiev, ku po ndodhin gjëra të tmerrshme, nga fëmijët që vdesin dhe raketat e drejtuara në shtëpitë tona, dhe ata refuzojnë të largohen, ata qëndruan për të luftuar për lirinë tonë. Në një nga momentet më të vështira të historisë sonë, ne treguam se jemi një popull i bashkuar”, shpjegoi ai.

Së fundi, një mesazh për vendet e tjera.“Ukraina dhe populli i saj duan paqe dhe integritet territorial. Prandaj ju kërkoj të mbështesni vendin tonë dhe t’i nxisni qeverisë ruse të ndalojë agresionin dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar. Lufta nuk është zgjidhja”, përfundoi ai.

Shpërndaje në: