Shëtisni gjatë për një jetë më të shëndetshme

Shëtisni gjatë për një jetë më të shëndetshme

 

Një shëtitje e gjatë, bashkë me një dietë të shëndetshme dhe gjumë të rregullt, mund të të ndihmojnë të jetosh një jetë të shëndetshme. Të mjaftojnë vetëm 15-30 min ecje në ditë për të përmirësuar gjithë gjendjen e përgjithshme të trupit dhe shëndetit tënd. Mbi të gjitha, është diçka që e bën falas, është shumë e thjeshtë dhe kërkon vetëm një përpjekje të vogël. Më poshtë do të mund të lexoni një listë me përfitimet që kemi prej të ecurit përditë në këmbë:

Ndryshime cerebrale pozitive

Sipas një studimi, ushtrimet aerobike, si ecja, parandalojnë demencën e parakohshme, riskun për t’u prekur prej sëmundjes së Alzhaimerit, si dhe përmirësojnë shëndetin mendor. Për të mos folur edhe për reduktimin e stresit dhe çlirimin e një sasie më të lartë të endorfinave në gjak.

Përmirësimi i shikimit

Edhe pse mund të mendohet se sytë janë gjëja e fundit që mund t’i lidhësh me këmbët, mendohet se të ecurit ndihmon shumë për shikimin. Mund të ndihmojë gjithashtu në trajtimin e glaukomës duke ulur presionin intraokular.

Parandalimi i sëmundjeve kardiake

Sipas “Shoqatës Amerikane të Zemrës”, të ecësh normalisht është po aq efikase sa vrapi për të parandaluar sëmundjet kardiake, apo iktusin. Ecja ndihmon në uljen e presionit të lartë, si dhe të nivelit të kolesterolit duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Rrit volume pulmonare

Ecja është një ushtrim aerobik që rrit fluksin e oksigjenit në gjak dhe ndihmongjithashtu në rritjen e volumeve pulmonare duke rritur thellësinë e frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes. Kjo gjë parandalon dhe zhvillimin e shumë sëmundjeve pulmonare.

Efektet pozitive në pankreas

Mund të duket e vështirë për t’u besuar, por ecja mendohet se ndikon në uljen e riskut për zhvillimin e diabetit.

 

Shpërndaje në: