Sherr në dhomat e zhveshjes te skuadra e Edon Zhegrovës – lojtari i Lille “sulmon” trajnerin

Sherr në dhomat e zhveshjes te skuadra e Edon Zhegrovës – lojtari i Lille “sulmon” trajnerin

Hatem Ben Arfa është afër largimit nga Lille për shkak të sjelljeve të këqija pas ndeshjes kundër Bordeaux fundjavën e kaluar.

Në dhomën e zhveshjes mesfushori sulmues ka debatuar brutalisht me trajnerin, Jocelyn Gourvennec dhe në këto trazira është përfshirë edhe mbrojtësi portugez Tiago Djalo, shkruan GazetaBlic Sport.

Tashmë këtë të premte, trajneri i Lille foli për situatën, duke thënë se në “gjatë gjithë karrierës nuk kisha parë kurrë diçka të tillë”.
Ben Arfa, i cili ka ardhur në merkato në janar dhe ka kontratë deri në fund të sezonit, është larguar nga skuadra dhe po përballet me një proces disiplinor, i cili me shumë gjasa do të përfundojë me zgjidhjen e njëanshme të kontratës.

Lojtari nuk ka ‘qëndruar’ dhe pas konferencës për shtyp të Jocelyn Gourvennec ka sulmuar trajnerin por edhe presidentin e Lille.“Problemi yt është se je i paaftë, Lille nuk luan që të mos zbresin në divizion”, ka shkruar në InstaStory Ben Arfa.

Shpërndaje në: