Sherr mes të rinjve pas debatit në Tik-Tok, dhunohet djali i oficerit të krimeve
Tik-Tok-u vijon të jetë sërish pikënisja e konflikteve mes të rinjve ku një tjetër ngjarje është regjistruar në Tiranë.
Mbrëmjen e së shtunës disa të rinj janë përfshirë në një sherr me sende te forta.
3 persona janë shoqëruar për tu marre në pyetje në Komisariatin nr.2 në kryeqytet.
I dhunuari është djali i një oficeri të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, ndërsa i përfshirë në konflikt është edhe djali i ish-nëndrejtorit të “Burgjeve”.
Sherri dyshohet se ka nisur për motive të dobëta pas disa debateve që kanë pasur në rrjetin social Tik-Tok.
Si pasojë e këtij konflikti nuk ka persona të lënduar rëndë, ndërkohë policia është duke kryer të gjitha verifikimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes./euronews