Sherr me produksionin e BBV, Romeo dhe Donaldi heqin dorë nga emisioni i tyre?
Mbrëmjen e djeshme është përfolur se ka pasur debate mes produksionit dhe Romeo Veshajt pas shpalljes së Ilir Shaqirit si fitues i Big Brother VIP, e jo vëllait të tij, Donald Veshaj.
Romeo në profilin zyrtar të tij në Instagram ka larguar videon e emisionit që përfshihej Donaldi, që mund të nënkuptohet se ka hequr dorë nga projekti.
Bëhet fjalë për një emision në “Prime time” në “Top Channel” që do ta moderonin bashkë, i titulluar “Më Lër të Flas”. Ky emision iu dha atyre para pak javësh si surprizë nga produksioni. /Kryefjala/