Shërohet nga koronavirusi ish-banori i Big Brother
Është shëruar nga koronavirusi ish-banori i “Big Brother” Petrit Bylykbashi.
Bylykbashi tha se sot ka marrë rezultatin negativ.
Ai theksoi se do të qëndroj edhe 14 ditë i izoluar, duke respektuar Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.
“U sherova. Sot, 18 dite mbas rezultatit pozitiv te covid-19, 24 dite mbas shfaqjes te simptomave dhe 38 dite nga koha kur dyshohet se jam infektuar, rezultova per here te dyte rresht (ne dite te ndryshme) negativ ne testin covid-19, konsiderohem i sheruar total. Sipas rekomandimit te Institutit Kombetar te Shendetesise, une do rri edhe per 14 dite tjera i veteizoluar, e pastaj do i kthehem ‘normalitetit’ dhe do i bashkangjitem grupit te vullnetarve ne Konviktet e Prishtines “.
Njoftimi i plotë: