Sherifi: Gabimi i Kurtit në matematikë i parëndësishëm, gabimet e tij në politikë do të na kushtojnë

Sherifi: Gabimi i Kurtit në matematikë i parëndësishëm, gabimet e tij në politikë do të na kushtojnë

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi, ka komentuar gabimin e kryeministrit Albin Kurti në zgjidhjen e një detyre të thjeshtë matematikore.

Ai ka bërë me dije se ky gabim do të mbetet më i parëndësishmi në krahasim me gabimet që shefi i ekzekutivit i ka bërë në politikë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Sherifi ka shkruar se gabimet që Kurti është duke i bërë në politikë do t`i kushtojnë shumë shtrenjtë Kosovës.

“Gabimi i tij në matematikë ka me mbetë më i parëndësishmi në krahasim me gabimet e rënda që ka bërë në politikë! Fundja gabimi i sotëm në matematikë nuk ka asnjë pasojë për shoqërinë tonë. Ndërkaq gabimet që është duke i bërë në politikë do të na kushtojnë shumë shtrenjtë të gjithëve dhe pasojat e tyre do të ndihen edhe te brezat e ardhshëm”, ka shkruar Sherifi.

Shpërndaje në: