Shërbimi i detyruar ushtarak, Haradinaj – Kurtit: Doli të jetë vetëm mashtrim ordiner

Shërbimi i detyruar ushtarak, Haradinaj – Kurtit: Doli të jetë vetëm mashtrim ordiner

Kryetari i AAK`së Ramush Haradinaj i ka reaguar Kryeminsitrit Kurti, i cili më herët publikoi një fotografi bashkë me drejtues të FSK e ku tha se Qeveria po vazhdon mbështetjen për ushtrinë e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se pikërisht kjo Qeveri i ka lënë ushtarët e FSK`së më vetëm 400 euro pagë mujore.

Sipas tij as që dihet se cka ka ndodhur me Fondin për FSK.

Haradinaj tha se premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë vetëm mashtrim ordiner.

Reagimi i plotë:

Gjithmonë është lajm i mirë kur Kryeministri i vendit takon krerët e sigurisë, por kur pas katër vitesh Qeverisje premtimet parazgjedhore mbesim mashtrime paszgjedhore është e natyrshme që edhe ky takim është veq fillimi i mashtrimit të radhës. Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë € 400, të ketë pajisje personale tepër joadekuate kurse rritjen e premtuar të pagës plotë ushtarë të FSK e arrijnë përmes përmbaruesve.
Premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë vetëm mashtrim ordiner.
‘Fondi i Sigurisë’ më as që përmendet nga ai.
Ushtria duhet të trajtohet nga shteti me dinjitet e respekt e jo me mashtrim.
Ushtria nuk është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Albin Kurtit. /Periskopi/

Kurti mbledh në ballkonin e Qeverisë Jasharin, Maqedoncin e Muratin: Diskutuam për mbështetjen dhe planet

Shpërndaje në: