Sheqet Krasniqi flet për këngët e Danit e të Medës: Nuk është vlerë me i zhvesh gratë e vajzat e huja
Hoxha Shefqet Krasniqi ka folur për botën e artit dhe për muzikën që transmetohet sot.
Krasniqi tha se këngët e ditëve të sotme që këndohen nga këngëtarët e ndryshëm si Dani, Meda e shumë të tjerë, sipas tij, janë antivlera.
“Jo s’ja di as Danit këngët, e kam jaran e kam vëlla të mirë, Medën e plot të tjerë. Qëndrimi jem, karshi një fenomeni, një shtrese njerëzish është qëndrim, por kjo nuk më pengon me pasë raporte me ta”, tha Krasniqi në Klan Kosova.
Ai shtoi se këto këngë ku zhveshen gratë e vajzat e huaja nuk paraqesin kurrëfarë vlere.
“Ne duhet t’i pranojmë njerëzit me ato të meta që i kanë. Nuk është vlerë me shku me i zhvesh gratë e huja e vajzat e huja. Antivlera Nëse më thu për muzikën popullore, as atë se ngoj, po kam tjetër qëndrim, ku këndohet për luftë për burra.Muzika sot është me u desh me e tregu trupin tënd qysh e ki, kjo është vlerë a”, tha Krasniqi.