Shënoi supergol kundër Lituanisë sonte, këto janë fjalët e Besar Halimit

Shënoi supergol kundër Lituanisë sonte, këto janë fjalët e Besar Halimit

Kosova e ka nisur në mënyrën fantastike vitin 2012. 

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” luajtën ndaj Lituanisë në një ndeshje miqësore.

Ndeshja u përmbyll me spektakël nga djelmoshat e Përfaqësueses, të cilët fituan 4-0.

Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi e ka komentuar ndeshjen e sontme, derisa thotë se skuadra është e gatshme për Suedinë.

“Ishte një paraqitje e mirë nga ana jonë”, ka thënë Halimi në “SuperSport Kosova”.

“Jemi të kënaqur dhe besoj se jemi të gatshëm për Suedinë”, shtoi ai.

Shpërndaje në: