Shënoi hat-trickun më të shpejtë në histori, reagon Kosovare Asllani: Theva hundën në minutat e fundit

Shënoi hat-trickun më të shpejtë në histori, reagon Kosovare Asllani: Theva hundën në minutat e fundit

Kosovare Asllani ka shkruar historinë për Real Madridin dhe futbollin e grave sot, në përballjen kundër Valencias.

Kosovarja, reprezentuese e Suedisë, realizoi hat-trickun më të shpejtë në histori të futbollit të grave, duke shënuar tre herë brenda 154 sekondave, shkruan Periskopi.

Po, ajo vërtetë arriti që për dy minuta e 34 sekonda të shënonte tre gola.

Pas ndeshjes, ajo ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka zbuluar se, fatkeqësisht, në minutat e fundit të ndeshjes theu hundën.

”E lumtur për tre pikët dhe hat-trickun tim të parë për këtë klub në fitoren 3-1 të sotme. Fatkeqësisht, gjithashtu e theva hundën në minutat e fundit. Tash pushim,” shkroi ajo. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: