Shënoi dy gola, trajneri i Lille krahas lavdeve ka edhe kritika për Zhegrovën
Lille u rikthye sonte te fitorja në Ligue 1, duke triumfuar në derbin ndaj Lens.
Skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca fitoi në shtëpi me rezultatin 2:1. Ndeshja i takoi javës së 27-të në Ligue 1, shkruan Gazeta Express.
Padyshim se më meritori në këtë fitore ishte Edon Zhegrova, i cili shënoi të dy golat e fitores.
Ylli kosovar luajti për 77 minuta dhe u vlerësua si më i miri i ndeshjes.
E trajneri i Lille, Paulo Fonseca e kritikoi dhe e lavdëroi Zhegrovën
“Edoni (Zhegrova) ishte vendimtar në sulm, shënoi dy gola; Por unë mendoj se ai mund të bëjë më mirë në mbrojtje. Ndeshje të shkëlqyer ka bërë edhe Nabil (Bentaleb). Unë flas shumë me lojtarët e mi dhe në veçanti me Edonin. Duhet të arrijmë të arrijmë 30 metrat e fundit dhe të jemi vendimtarë. Mendoj se ai ka përparuar nga ky këndvështrim”, u shpreh Fonseca.