Shënohet 15 vjetori I muzeut etnografik të Malësisë
Në fshatin Lekaj të Tuzit në Malësinë e Madhe të Mbishkodrës ( Mal të Zi), Muzeu etnokrafik “Malësia” ka shënuar përvjetorin e 15-të të funksionimit të njërës që nga njohësit e kulturës dhe trashigimisë është cilësuar si një prej veprave më të denja, sa i takon trashëgimisë kulturore dhe historike të popullit shqiptar.
Në fjalën hyrëse para të pranishmëve të shumtë nga Shqipëri, Kosova, dhe viset e tjera shqiptare në Malë të ZI, historian prof. Sherif Gjokaj, ka theksuar se ky është një nga institucion të rëndësishëm të kulturës dhe trashigimisë shpirtrore dhe kombëtare të shqiptarëve në këto treva të Malësisë së Madhe, për Muzeun Etnogarfik të Malësisë. Kujtoj, së peshën e rendësisë dhe vlerës së këtij manifestimi e shton 15 vjetori I themelimit dhe punës së këtij institucioni, për të cilin duhet falenderuar me nje respect të veqantë dhe mirënjohje, z. Shtjefen Ivezajn, themeluesin e mzeut të parë dhe të vetëm në Malësi,fotografin e mirenjohur të kësaj ane, Marubin e Malësisë së madhe.
Më tutje prof. Gjokaj ka shtuar se Muzeu Etnografik I Malesisë është një monument autokton, që pershkruan rreth tre mijë vjet histori. Në këtë muze tani gjenden materiale qindravjeçare nga jeta, puna, tradita dhe shpirti i pasur i malësorëve.
“Aty ruhen vuajtjet, dhe gezimet e malesoreve, për tu mos u harruar kurrë dhe për tu përcjellë nder breza të ri, edhe vaji i vajtorit, edhe pushka e trimit kur lind djalë, edhe kenga e vashës së bukurë, aty ku përshkruhet vetë jeta dhe vdekja”.
Në këtë Muze, që më të drejtë thuhet se fletë 3000 vjetë histori, studjusit, vizitorët, gjejnë eksponate nga më të ndryshmet, që rrallë mund ti ketë një muze tjetër, është shprehur ndër të tjera prof. Gjokaj.
Ndërsa prof. Sokol Lulgjura, ka ftuar institucionet dhe njerëzit e vullnetit të mirë për ti bashkuar forcat për ta përkrahur këtë institucion të kulturës dhe trashigimisë kombëtare, Muzeun Etnografik të Malësisë, i cili është unikat në Ballkan dhe Evropë.
Të gjithë folësit e tjerë, si ambasadori i Shqipërisë në Malë të Zi, Ernal Filo, nënkryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, z.Sutki Ndrecaj, Gjon Bruçi, Ndue Bacaj, Gjok Luli, e të tjerë, kanë vlersuar punën e themeluesit të Muzeut Etnografik Malësia, z. Shtjfën Ivezaj, të cilin kanë përgëzuar për këtë vepër kolosale, duke vlersësuar rëndësiën e madhe që ka ky institucion I trashigimisë kulturore, historike dhe shpirtrore për popullin shqiptar. Ndërsa Shoqata Atdhetare “DUGAGJINI” nga Shkodra, z. Shtjefën Ivezajt i ka ndar edhe çmimin “Martin Camaj”.
Po ashtu, pjese e ketij manifestimi ishin edhe dy ekzpozitat e hapura nga vetë Shtjefën Ivezaj, fotograf, ekspozita e Pajës së Nusës të malësisë së Madhe, si dhe expozita e fotografisë, të punuar nga maestro Shtjefën Ivezaj.