Shenjë kijameti? Presidenca rivendos flamurin e UÇK-së në oborrin e saj (Foto)
Presidenca e Republikës së Kosovës, del se e ka larguar vetëm përkohësisht flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK] për ta vendosur atë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gazetari i Periskopit ka shkuar te oborri i Presidencës, ku ka parë se flamuri i UÇK-së është rivendosur në shtizë.
Fillimisht, aty ishte vendosur nga ana e aktivistëve të Partisë Socialdemokrate, përcjell Periskopi.
Nuk dihet nëse flamuri në fjalë ishte i ndonjë aktivisti socialdemokrat në veçanti, dhe nëse ai do të kërkojë që t’i kthehet sërish nga ana e presidencës.