Shenjat se po vuani nga aknet hormonale dhe si t’i trajtoni ato
Aknet hormonale zakonisht shfaqen tek gratë e moshës 20 deri në 40 vjeç. Mandje edhe gruupi pas 40 vjeç nuk është e qartë për dermatologët nëse e kalojnë këtë krizë. Mund të ketë një ringjallje të këtyre akneve edhe gjatë menopauzës për shkak të luhatjeve hormonale në trup.
Aknet homornale lidhen me hormonet tuaja. Hormonet që shkaktojnë këtë lloj të akneve janë luahtje të estrogjenit dhe profesteronit, të cilat të dyja ndryshojnë gjatë gjithë muajit të ciklit menstrual. Përveç kësaj, raporti i secilit prej këtyre hormoneve me njëri-tjetrin mund të ndikojë gjithashtu që të shkaktohen aknet hormonale. Së fundi, mund të jetë edhe hormoni i stresit që ndikon tek to.
Shkollat mund të rihapen duke plotësuar këto kushte për çështje sigurie, thanë ekspertët
Ju keni 60 përqind më pak të ngjarë të sëmureni nga varianti Delta, nëse e bëni këtë gjë
Ju nuk jeni më në vitet e adoleshencës
Ndërsa ne do të dëshironim t’i linim mbrapa aknet sapo të kalojmë moshën e adoleshencëss, realiteti është ndryshe. Aknet hormonale ka më shumë gjasa të sulmojnë në vitet e 20-ta. Kjo sepse ato janë vitet kur gratë janë më akive me hormone. Mosha e 20 shpesh është mosha e lindjes së fëmijëve, duke i bërë gratë më të prirura për luhatje intensive hormonale gjatë shtatzanisë.
Jeni shumë të stresuar
Kortizoli, hormonal i stresit mund të ndikojë në të gjitha hormonet tuaja të tjera, duke i bërë ato të jenë të gjitha jashtë kontrollit. Gratë që janë të prirura për luhatje mujore hormonale dhe kanë periudha stresi akute ndikojnë që të kenë akne hormonale.
Jeni duke vuajtur nga cistat
Ato njolla kafe të thata në sipërfaqe që zakonisht japin më shumë gjak se sa prisni dhe ato pikat e bardha të baktereve që mbyllin poret nuk janë në të njëjtën kategori si aknet hormonale të cilat mund të vijnë në formë të cisteve. Këto cista shfaqen si gungë e thellë nën sipërfaqen e lëkurës dhe nuk mund të nxirren me ekstraktim manual.