Shenjat që tregojnë se një çerdhe nuk është e duhura për fëmijët

Shenjat që tregojnë se një çerdhe nuk është e duhura për fëmijët

Zgjedhja e çerdhes së duhur për fëmijën që të jeni të qetë e të sigurt për orët që do të kalojë aty, nuk është e thjeshtë. Por këto shenja do t’ju tregojnë se çerdhja në fjalë nuk është e duhura për fëmijën tuaj.

Ambienti nuk është shumë miqësor për fëmijët

Hidhini një sy përreth ambientit ku mendohet se do të qëndrojë fëmija juaj. A ju duket se ka gjëra që nuk përshtaten? A është një ambient i ngrohtë dhe që i bën ftesë fëmijës të qëndrojë aty? A janë ngjyrat e duhura fëmijënore, vizatime, shkrime, figura që përshtaten me fëmijët? Nëse ambienti është i zytmë, ky nuk është vendi i duhur për fëmijën.

Nuk tregohen të ndershëm për numrin maksimal

Ky është një nga faktorët më të rëndësishëm kur zgjidhni një çerdhe dhe varion në vende të ndyrhsme, por është një pikë që duhet të jetë e qartë dhe e vërtetë që në krye të herës.

Edukatoret ndërrohen shpesh

Nëse edukatoret nuk janë të kënaqura me kushtet e punës, ato largohen shpejt prej aty. Nëse ky ambient nuk është i mirë për to, atëherë me siguri nuk do të jetë i mirë as për fëmijët tuaj.

Ka mungesë komunikimi dhe transparence

Si prindër ju keni të drejtën të merrni informacionet që ju duhen për fëmijën, për ditën e tij në çerdhe dhe të pyesni për gjërat e paqarta. Kur nuk merrni përgjigjet që ju duhen dhe shumë gjëra nuk janë transpartne ndaj jush, ky nuk është vendi i duhur për të lënë fëmijët.

Nuk ka një rutinë të programuar ditore

Rutina dhe regjimi ditor janë të rëndësishme për një fëmijë. Nëse mungon, kjo tregon se fëmijëve nuk u kushtohet kujdesi i duhur.

Shpërndaje në: