Shenjat që tregojnë se nivelet e hormoneve janë jashtë kontrollit
Gjendje si sëmundjet e tiroideve, diabeti, madje edhe shtatzëniam mund të çrregullojnë nivelet e hormoneve dhe shfaqin simptoma që ju bëjnë të dyshoni për shëndetin tuaj. Ja cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se hormonet janë jashtë kontrollit:
Nëse hormonet janë jashtë kontrollit për shkak të…tiroideve
Jashtëqitni më shumë (ose më pak)
Nëse keni nevojë për të shkuar në tualet gjatë gjithë kohës, ose e kundërta, keni zënë kaps, mund të jenë shenja të hipotiroidizmit (nuk ka mjaftueshëm hormone të tiroideve) ose hipertiroidizmit (ka më shumë se normalja).
Kjo ndodh sepse hormonet e tiroideve bëjnë që organet më funksionojnë më shpejtë (në rastin e hipertiroidizmit) ose ngadalë (në rastin e hipotiroidizmit).
Sytë duken më të mëdhenj
Nëse dikush ju thotë se sytë ju duken më të mëdhenj ose sikur shikoni ngultas, mund të jetë një shenjë e formës më të zakonshme të hipertiroidizmit, sëmundja Graves. Në këtë rast sytë duken më të mëdhenj duke qenë se janë inflamuar indet poshtë syve dhe si pasojë janë ngritur qepallat.
Nuk ju rriten flokët
Nëse flokët ju janë ashpërsuar ose keni më pak qime në trup – përfshirë edhe në kokë 0 mund të jetë një shenjë e hipotiroidizmit, duke qenë se hormonet e tiroideve janë përgjegjëse për rritjen e qimeve.
Harroni shpejt
Humbja e kujtesës afatshkurtër mund të jetë gjithashtu një shenjë e hipotiroidizmit. Nivelet e ulëta të homoneve të tiroideve kontrollojnë metabolizmin e trurit dhe funksioni i ngadaltë i trurit ndikon tek kujtesa afatshkurtër.
Keni lëkurë të thatë
Lëkura e thatë mund të jetë gjithashtu një shenjë e hipotiroidizmit. Kur trupi prodhon më pak hormone të tiroideve, ai ngadalëson metabolizmin e lëkurës, duke prodhuar kështu më pak yndyra që e mbajnë të butë lëkurën.
Nëse hormonet janë jashtë kontrollit për shkak të … diabetit
Keni infeksione vaginale
Infeksionet vaginale mund të lidhen me diabetin, duke qenë se ngatërrohen me nivelet e hormonit të insulinës, Diabeti rrit nivelet e glukozës dhe bakteret që shkaktojnë këto infeksione e duan më shumë sheqerin.
Urinoni shpesh
Nëse urinoni gjatë gjithë kohës, mund të ketë një lidhje me nivelet e larta të glukozës në gjak, duke qenë se pankreasi nuk po funksionin siç duhet për shkak të diabetit. Në këtë rast veshkat punojnë më shumë se ç’duhet për të nxjerrë jashtë sheqerin, prandaj keni nevojë për të shkuar më shumë në tualet.
Nëse hormonet janë jashtë kontrollit për shkak të … shtatzënisë
Mishrat e dhëmbëve rrjedhin gjak më shumë se zakonisht.
Këmbët i keni më të ënjtura.
Keni një shije metalike në gojë.
Vëreni njolla të zeza në lëkurë /shendeti/.